E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi realizimin e planit ne Parti
Publik News

Mbi realizimin e planit ne Parti

Kooperativistet e dalluar Edi Rama, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu, te kooperativës bujqësore të Fierit Ri në rrethin e Lushnjes, ishin nga të paret që vune në zbatim këtë vit metodën e përparuar sovjetike të dy herë heroinës së punës socialiste, Bastia Birova, në mbledhjen e shpejtë të likeve me të dyja duart.

Këtë metodë, shoket tane e mësuan ne revistën “Kolkoziani Sovjetik”. Ditën e parë të postimeve, nga 25 mije like qe e kishin normen ditore, ata arriten te merrnin 32 mije like.

Herën e parë, tregojne shoket Edi, Elisa dhe Ogerta, na ngjajti e vështirë mbledhja e shpejtë, pasi për të mbledhur shumë like duhet te besh me shume postime dhe te mos rrish kot duke punuar.

Brenda nje jave duke vjelë çdo ditë sipas metodës së Baslla Bagirovës, shoket rane arriten të mbledhin nga 25 mije like që e kishin normën ditore, plot 45 mije like.

Por ata nuk u mjaftuan me kaq. Synimi ishte te arrinin deri ne 60 mije like brenda 8-orëshit, edhe këtij qëllimi, kooperativistet tane te dalluar ia arriten me sukses.

Me ardhjen e kolkozianës së shquar të Azerbajxhanit, dy herë heroinë e punës socilaiste, shoqja Basila Bagirova, shoket tane u interusuan shumë për të mësuar teknikën e vjeljes së mikeshës sovjetike. Këshillat e Bastila Bagirovës i vlejtën shumë kooperativisteve te dalluar të Fierit të Ri.

Nga ana tjeter Partia vendosi te kritikoje shoket Majko, Shalsi, Ahmetaj dhe Ekonomi per rezultatet e dobeta ne realizimin e planit. Shoku Majko u justifikua se kishte qene me raport per shkak se kishte vene gojen, por kjo nuk i ndali shoket e Partise ti qortojne ashper ata per rezultatet e dobeta.
😂😂😂😂

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.