Dëborë në Sahara!
Fotografitë dhe videot e publikuara zbulojnë një skenë të veçantë, ku bora mbulon dunat afër qytetit algjerian Ain Sefra në shkretëtirë dhe delet po ecin në dunat me dëborë, me termometrin që tregon -3 gradë Celsius.

Ain Sefra, i njohur si “Porta e Shkretëtirës” ndodhet në një lartësi prej një mijë metrash dhe është i rrethuar nga Malet Atlas. Edhe pse reshjet e borës janë të rralla në Sahara, nuk janë të pazakonta. Sido që të jetë, imazhet janë tërheqëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



