E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Demaliaj: Fevziu dhe Shkullaku në skafin e Saje Qorrit
Sot

Demaliaj: Fevziu dhe Shkullaku në skafin e Saje Qorrit

Ilir Demalia

Injoranca dhe sharlatanizmi i OPINION të Blendi Fevziut

Emisioni Fevzos ka kohë, apo më saktë, kështu ka qenë dhe është krijuar, megjithë vanitetin e festimit të pëvjetorëve të “suksesit” si shërbëtor dhe shërbesë e mafjes politike të këtyre 27 vjetëve në shkëmbim të favoreve dhe përfitimeve financiare si dhe pronari i KLAN-it Sandër Frangaj dhe pronarët e mediave të tjera….

Imoraliteti dhe jo vetëm, por edhe paaftësia e të ftuarve si analistë dhe gazetarë ku me komplekset e mungesës individualitetit dhe mungesës së integritetit, duke mos pasur si mision gazetarinë si pushtet i katërt, por të gatshëm për të fshirë dhe lëpirë këpucët e banditëve politikë, janë edhe këta pjesë e kësaj katraure dhe ketij kolapsi shtetror dhe kanë përgjegjësi për kētë.

Kanë përgjegjësi sepse: janë pikërisht këta analistë të lidhur me bandat politike respektive në shkëmbim të favoreve të njërës bandë apo tjetrës dhe pasi plas peshku, këta duan të lajnë duart si Pons Pilati. Jo zotëri dhe zonja analistë dhe gazetare, me ndonjë përjashtim aq sa mund të lejohet përjashtimi në papajtushmërinë e bashkëpunimit të llumit mediatik-politik si bandë zhvatje, edhe ju, jeni pjesë e këtij llumi dhe keni përgjegjësi për këtë gjëndje. Në mos ligjore sëpaku, morale dhe profesionale.

Ashtu si dhe politikanët edhe ju, zhdukuni nga sytë e shqiptarëve se nuk mund t’ju dëgjojne dhe shohin më si lolo oborresh dhe duke n’a u hequr si xhentëllmen.

Në emisionin për Tahirin e vogël, gazetarja Xhokaxhi kaloj çdo kufi etik, profesional dhe tregojë dhe injorancë kur i tha Tahirit:

-Zoti Tahiri do të flasësh sa të jeshë në kohë apo nesër kur të jesh në qeli nuk do të dëgjoj njeri.

– Moj zonjë, nuk jeni ju që çoni prapa hekurave dhe arrestoni njeri. Nuk jeni ju që jepni ultimatume si Lenka Çuko dikur që i thonte Mehmeht Shehut me urdhër të komandantit, – Flit tani shoku Mehmeht dhe në burg te shkosh!

Ja pra, pse Saimiri nuk do te arrestohet dhe nuk do ti ndodhe asgjë, nga injoranca kompromentimi i tërë strukturave me krimin dhe bandat. Megjithëse në opinionin tim është i lidhur me bandat e narkotrafikëve dhe jo vëtëm ai, por edhe shefat e tij, dhe jo vetëm këta, por edhe opozita, dhe jo vetëm këta, por edhe pronarët e mediave ku flet zonja, dhe jo vetëm, por një aparat i tërë gjobvënësish mediatik si ky rast dhe i impostuari në këte emision Lorenci vogël, që zvarritet mbas bandave të radhës çdo ditë për tu bëre i Lorenc madh.
Dhe qershia mbi tortë në karagjozllikun e radhës OPINION ishte kur Fevzo i thotë Tahirit vogël, – A do të na lejojnë ne të vijmë te vizitojmë ne birucë?
Jo mo Fevzo, as ti nuk do i shkosh Tahirit në birucë dhe as OPINIONI nuk do ndalojë çfaqjen e karagjozllikut të radhës në KLANIN e llumit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.