E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AEROPORTI I RINASIT, GRABITJE 100 HERE ME E MADHE SE SE E BANDAVE QE BENE TE MUNDUR LARGIMIN E INVESTITOREVE TE HUAJ!
Publik News

AEROPORTI I RINASIT, GRABITJE 100 HERE ME E MADHE SE SE E BANDAVE QE BENE TE MUNDUR LARGIMIN E INVESTITOREVE TE HUAJ!

Qeveria e perdor Aeroportin e vetem Nderkombetar si plaçke tregu per xhepat e saj!

Qeveria, qe nuk e ve fare ujin ne zjarr per mijra e mijra biznese, qe falimentuan dhe u mbyllen per shkak te Pandemise ka shume “merak” per fitimet e pronarit privat, qe sapo ka shtëne ne dore Aeroportin Nene Tereza.

Qeveria ne relacionin, qe shoqeron Projektligjin, qe e zgjat edhe 13 vjet koncesionin shkruan:”

“Meqënëse raporti është hartuar për një periudhë mbi tri vite përpara dhe është konsideruar pjesërisht i pranueshëm, sepse pandemia COVID-19 ka ndikuar negativisht në aktivitetin e TIA-s, duke hedhur poshtë të gjitha progresionet pozitive të parashikuara nga BDO-ja për vitin 2020 e në vijim, palët kanë vendosur të përziejnë disa prej skenarëve të këtij raporti në miratimin e investimeve nga shoqëria koncesionare ” shkruan relacioni i Projektligjit te depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

Relacioni nxjerr zbuluar pazarin, qe Qeveria ka bere ne menyren te trashe, pasi dihet boterisht se privati, qe e bleu 100% te aksioneve te Aeroportit e beri kete gjate vitit te pandemise.

Pra privati e dinte fort mire, sic e di edhe shqiptari me i fundit, se Pandemia kishte shkaktuar humbje dhe megjithate ai e bleu duke ditur edhe afatin e mbylljes se Koncesionit ne vitin 2027.

Kastrati Group nuk i bleu me pahir 100% te aksioneve, pasi e kishte te gjithe informacionin per situaten ekonomike te Aeroportit, e megjithate ai e bleu ate.

Qeveria tani na del sikur i ” qan” hallin e “mërzitet” bile edhe me shume se sa privati, qe e bleu, se ky i fundit do te fitokerka shume pak dhe jo aq sa “duhej”!

Por ka disa pyetje qe Qeveria duhet te pergjigjet deri ne një.

Perse kjo zgjatje u be pa gare?

Perse nuk u prit perfundimi i koncesionit per te hapur nje gare trasparente, jo klienteliste dhe jo korruptive?

Si eshte e mundur, qe ndersa privati blen Aeroportin vetem nje muaj me pare, vetem pas dy javesh del Projektligji per shtyrje me 13 vjet?

Ligji “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT” eshte shume i qarte dhe i pakalueshem.

Nenet per ndryshimin e koncesioneve shprehen si me poshte ne kete ligj :

Neni 31
Ndryshimi i kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat
4. Ndryshimet e kushteve thelbësore të kontratës, që nuk parashikohen në dokumentacionin e tenderit dhe/ose në vetë kontratën, kërkojnë zbatimin e një procedure të re të dhënies së kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat.
5. Pa shkelur dispozitat e neneve 32 dhe 33 të këtij ligji, termi “kushtet thelbësore” u referohet në veçanti kushteve, të cilat, nëse do të kishin qenë të përfshira në njoftimin fillestar të kontratës ose në dokumentacionin e tenderit, do të kishin bërë të mundur që ofertuesit të dorëzonin një ofertë në thelb të ndryshme, si dhe nëse ndryshimet do të kishin tejkaluar objektin e kontratës në atë masë që këto ndryshime do të përfshinin shërbimet që nuk mbulohen fillimisht”.

Pra Koncesionari i ri merr realisht me koncesion Aeroportin Nene Tereza per 20 vjet, 7 vjet ekzistues plus 13 vjet shtese aq sa eshte koncesioni baze i 2005, qe kishte zgjatje prej 20 vjetesh.

Kjo eshte shkelje flagrante e ligjit pasi Kohezgjatja e Koncesionit eshte Kusht thelbesor i Koncesionit, kusht qe ben diferencen ndaj do te duhej detyrimisht te behej nje Procedure e Re e dhenies se Koncesionit ashtu sic e kerkon ligji ne menyre taksative.

Eshte e qarte se ky operacion u drejtua nen rrogoz nga qeveria per interesat e saj te errta dhe nuk ishte nje maredhenie biznesi mes privatesh, qe shesin e blejne aksione mes tyre.

Projektligji vetem 2 jave pas ndryshimit te pronarit te aksioneve eshte nje fakt teper i rende, qe flet vete se si qeveria ne ikje shkel cdo ligj dhe kerkon te rrembeje ç’te gjeje perpara.

Qeveria po shkel shume rende edhe Kodin Zgjedhor, qe ndalon prere kryerjen e procedurave te tilla kater muaj perpara zgjedhjeve dhe per kete qeveria do te pergjigjet perpara ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.