E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parashikimi, ja si do të jetë moti për ditën e hënë
Publik News

Parashikimi, ja si do të jetë moti për ditën e hënë

Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se reshjet e shiut do të vazhdojnë në të gjithë vendin.

Ditën e hënë priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjerë. Në qarqet Kukës, Lezhë dhe Vlorë  priten reshje lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).  

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit

Image

Temperaturat

Të hënën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 14 °C

në vendet e ulëta: 7 / 11 °C

në vendet malore: 2 / 8 °C 

Era

Të hënën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

Rreziku i përmbytjeve

Sipas llogaritjeve të IGJEUM,  nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta dhe të qëndrueshme. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet.

Nga intensiteti i lartë i reshjeve, përgjatë fundit të ditës së sotme, mund të vërehen vërshime të shpejta lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.