E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sulmon Metën: Si t’ia thuash arabëve që nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës
Publik News

Rama sulmon Metën: Si t’ia thuash arabëve që nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës

Kryeministri Edi Rama teksa po bisedonte me qytetarët e Tiranës sulmoi presidentin Ilir Meta.

Rama është shprehur se presidenti është bërë pengesë e një sërë investimesh publike, për qëllime politike.

Ai tha se Meta ka bllokuar një projekt të Lanës, ndërsa më pas ka ndaluar projektin në Vlorë. Rama ka ironizuar duke thënë “të vjen zor t’i thuash arabëve që ne nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës”.

“Po thoshte Erjoni për presidentin që futet për këto historitë e punëve që nuk ka lidhje fare me të. Arrin deri aty sa të bllokojë projekt për Lanën. Ashtu siç bëri me Vlorën, një çmenduri. Si t’ia shpjegosh arabëve. Ne kishim marrë nga fondi saudit një kredi të butë për të bërë rrugën që kalon në Selenicë, e vonuam, nuk do ta harxhoj për këtë pjesë sepse ajo pjesë dilte me kosto shumë të madhe dhe ne donim të rishikonim projektin dhe ta kalonim tek rruga e Radhimës.

Çfarë i duhet fondit saudit që ti nuk e investon tek Mine Peza, por tek Myslym shyri, ne donim të fillonim punën por e bllokon Ilir Meta, e kthen në politikë: juve të Selenicës po ua heq qeveria, Edi Rama, bëhet dhe mbrojtësi i komunitetit me demek atje, sepse kujtojnë se njerëzit janë budallenj që hanë këto politika. Rruga që përfshin lotin e Selenicës do të nisë shpejt, është gjetur financimi dhe do të fillojë shumë shpejt.  Por kush fitoi këtu? Këtu humbën ata që presin investimin dhe mbi të gjitha u bë qesharak vetë shteti, sepse të vjen zor t’i thuash arabëve që ne nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.