E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk ka alternativë tjetër veç integrimit në BE”/ Basha: Sllovenia avokate e fuqishme e Shqipërisë. Ja garancia që mora nga kryeministri Janez Janša
Publik News

“Nuk ka alternativë tjetër veç integrimit në BE”/ Basha: Sllovenia avokate e fuqishme e Shqipërisë. Ja garancia që mora nga kryeministri Janez Janša

Gjatë vizitës, Basha u takua me kryeministrin Janez Janša, me të cilin diskutuam për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Në një deklaratë, Basha ka marrë garancinë se Sllovenia do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Për Shqipërinë –tha Basha- nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE”.

“Sot pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.

E njoha mikun tim, kryeministrin slloven me planin tonë për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Ramë dakord të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Kryetari i PD,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.