E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NËSE KAMPION qenka DVORANI, MJERË shqiptarët e vaj VATANI!
Lajme

NËSE KAMPION qenka DVORANI, MJERË shqiptarët e vaj VATANI!

DVORANI merr Çmim nga Departamenti i Shtetit Kampion kundër korrupsionit?!

Tallje mē të hapur dhe pa skrupuj me këtë popull pa gjykata dhe pa institucione nuk mund të ketë.

E dashur Yuri Kim ta gëzoni dekoratën dhe ju bashkë me DVORANIN dhe kryeministrin por mua ma neverit dhe më fyen inteligjencën kur mendoj se unë kam të paktën disa dosje gjyqesh prej 4 vitesh  nê Gjykatën e Apelit  dhe Gjykatën e Lartë ku ka shërbyer Kampioni DVORANI dhe ka shpallur të pafajshëm Ilir Metën për bllokun e famshëm në video.

Ky kampioni Dvorani   ishte nē  vitin 90  gjyqtar dhe dënonte me 5 vjet burg qytetarët shqiptarë për hedhjen e bustit të Stalinit.

Kampioni  Dvorani kundër korrupsionit u mundua të minonte reformën në drejtësi, duke i hequr presidentit të drejtën për të emëruar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Ndaj kam neveri  dhe me duket e largët dita kur do të ketë gjykata normale dhe do të shqyrtohen ndonjeherë dosjet e mia.
Prandaj ma shpif  ky Kampioni DVORANI  qê është i faktuar që ka penguar minimalisht ngritjen e institucineve të reja të drejtësisë.

Nëse ky qenka kampion kundër korrupsioni atëherë pse të mos jetë edhe Edi Rama edhe Fatmir Xhafa edhe Spartak Ngjela  dhe nuk është çudi të më propozoni dhe mua vitin tjetër tek Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, që të më shpallë mua Kampion ose kundër ose pro  korrupsionit.

Mos e keni keqinformuar dhe i çoni emra kot se Sekretari i Shtetit Anthony Blinken nuk ja ka haberin kush është Dvorani e kush Naimi

.Nëse është KAMPION  ky DVORANI , mjer shqiptarët e vaj vatani…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.