E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fajin e kishte  Brryli !
Sot

Fajin e kishte  Brryli !

Dje u mbyll një faqe kritike me politikën në pergjithesi por me Rama’zonin në veçanti.. Emrin Rama’zon në fillim e pelqeu kryeministri ynë. Tani kohët e fundit kjo faqe e teproi sepse po tallej keq fare me KM tonë sa ky i fundit  nuk  publikoi më viodeo  3D deri diten e sotme kur na tregoi   për sa minuta do të bëjmë me trenin  3D Tirane-Rinas- Durrës.   Ti ndoshhta  nuk arrin që ta kuptosh, si njerëzit  vazhdojnë   të tallen me ty, sepse ti Rama’zon ke arritur në pikën kritike të  qesharakes për çdo gjë që thua apo shkruan.
10 aeroporte në Kukës, Diber, Mat, Sarandë, Dajt, Vlorë dhe Karavasta.

9  porte, jahtesh   dhe  5 tunele  në detin Jon.

Miliona km rrugë të asfaltuara  dhe disa hidrocentrale dhe  dy centrale  bërthamore në Pashaliman.  Kë berë vetëm   200  kulla  të larta në Tiranë që në fakt duhet të kishe bërë të paktën 500 të tilla.

KM je bërë  si  k/infermier  pa mrroklla mjekësie që vjen verdallë  nga Rinasi që përshëndet pilotin që sjell 7000 vaksina në ‘air albania’  duke filmuar veten.

Ka  ditë që flet vetëm për suksese  në ekonomi , shëndetësi në ndërtim dhe peshkim.  Kam një pyetje; Fuga  të  dëgjon dhe shikon se çfarë shkruan e flet në darkë tek lajmet?! Pse duhet të lërë ty të tallesh  kaq shumë me veten..?!

Rama’zon  shfrytëzo rastin që u mbyll Brryli dhe nxirri çdo ditë veprat 3 D që nuk i shofin qorrat qafira sepse të kanë inat.
Fajin e ka  Brryli  që ti je bërë  gazi i botës sa herë shkruan e del në video live  kanaleve mediatike  kombetare.

Rama’zon nga fundi i prillit kam ditelindjen dhe të ftoj per një gotë verë ne portin e jahteve në Durrës . Biletën e trenit paguaje ti.

Unë do paguaj dreken se kam ditëlindjen. Në fakt unë nuk do paguaj sepse  dreken ma ofron një pronar jahti. E ankorojmë jahtin tim në portin e jahteve afër Shijakut dhe drekojmë për shtatë palë qejfe. Mos harro kameramanët dhe audion për inat të brrylsave…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.