E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mektrin Motors”, si e mashtruan biznesmenin me makinën me 0 km dhe historitë e lidhjeve politike
Publik News

“Mektrin Motors”, si e mashtruan biznesmenin me makinën me 0 km dhe historitë e lidhjeve politike

Mes shumë autokoncesionarësh të hapur në Tiranë, është edhe kompania “Mektrin Motors” e cila prej disa vitesh aktivitet në vend, ka sjellë disa prej markave më të njohura të autoveturave.

Por ne nuk kemi synim që ti bëjmë reklamë kësaj kompanie, e cila famën e ka mjaftë të madhe, por kohët e fundit edhe problemet.

Kompania “Mektrin Motors” që në tregun shqiptar ka futur disa prej autoveturave më të shtrenjta, vlera e të cilave shkon në dhjetëra mijëra euro deri në disa qindra mijëra euro, kohët e fundit ka çeduar me disa prej markave më prestigjioze.

Në redaksinë e “Priza.al” ka ardhur ditët e fundit një denoncim nga një biznesmen me inicialet R.M., i cili vetëm pak kohë më parë kishte blerë pranë autosallonit të “Mektrin” një automjet 4×4, “Range Rover Vogue SDV6”, i pajisur me “Black Pack”.

Por nga sa ka deklaruar vetë biznesmeni, autovetura e blerë me kilometrazh zero, që në ditët e para pas provës i dha një defekt në një prej paketave të motorit.

Ai e ktheu menjëherë automjetin e ri tek kompania ku e kishte blerë, por që nga ai moment nisën peripecitë edhe pse vlera e blerjes së automjetit ishte mbi 100 mijë euro.

Në koncesionarin e “Mektrin” biznesmenit i thanë se po ta linte për disa ditë makinën, ajo do të riparohej dhe defekti do të eliminohej.

Por në asnjë moment biznesmeni nuk pranojë që makina e blerë me kilometrazh zero dhe brenda garancisë, si dhe me një vlerë marramendëse të pësonte riparime që në javët e para. Kjo gjë solli edhe një konflikt verbal mes tij dhe menaxherëve të kompanisë “Mektrin”.

Problemet me autoveturat

“Priza.al” mësoi se “Mektrin Motors” nuk e kishte të parin dhe të vetmin rast atë të biznesmenit që bleu një supermakinë “Range Rover Vogue SDV6”, me një vlerë stratosferike.

Janë të shumta rastet ku klienta VIP me automjete të tilla, janë ankuar për mosfunksionimin e mirë të automjeteve të tyre të blera “të reja”, si dhe për riparimet që këtyre autoveturave u bëhen me pjesë jo origjinale nga koncesionari.

Në rastin e biznesmenit nga Tirana, që e tergoi këtë ngjarje për ne, mësuam se kompania “Mektrin” i ofroë atij një tjetër makinë në përdorim deri sa të rregullohej ajo e sapo blera. Por në asnjë moment ai nuk pranoi dhe ditën tjetër kompania ja zëvendësojë atë me një autoveturë të të njëjtit tip, si ajo e reja.

Nuk kaluan as dy muaj dhe po e njëjta autoveturë po me kilometrazh zero, dhe defekt në një prej paketave elektrike, gjë që detyroi biznesmenin që ta çonte sërish për të marrë prapa paratë e paguara.

Drejtuesit e “Mektrin” refuzuan fillimisht që t’i paguanin paratë prapsh, por të gjendur në insistimin e tij dhe para një presioni në rritje, ata pranuan që të bënin marrjen e makinës sërish dhe kthimin e parave.

Dokumentet e nxjerrin zbuluar, Basha përdor 'Benzin' luksoz të kompanisë që po ndërton 'Unazën e Madhe' - Shqiptarja.com

Historia e kompanisë “Mektrin Motors”

Kompania “Mektrin Motors” nuk është një emër krejt i ri dhe i papërfolur në tregun shqiptar të automjeteve. Ajo dhe pronari i saj Edmond Shahini, është lakuar disa herë edhe nga politika, për lidhjet apo dhuratat që kjo kompani u ka bërë politikanëve të ndryshëm.

Më e njohura është rasti me automjetin e Kryetarit aktual të opozitës, Lulzim Basha, për të cilin ai u akuzua fillimisht nga mazhoranca për blerjen e një supermakine të shtrenjtë, por që më pas doli që ishte një dhuratë nga “Mektrin Motors”.

Dokumentet e publikuara edhe nga maxhoranca por edhe opozita e asaj kohe në Kuvend, nxorën se makina që përdorej nga kryedemokrati Basha, që prej vitit 2012-të ishte në pronësi të ‘Mektrin Motors’.

Makina me targa “AA 111 EN” që rezultonte në pronësi të “Viktoria Invest”, një prej kompanive që ka fituar tenderin e një prej 3 lotëve të tenderit të Unazës, në fakt ishte dhuruar nga “Mektrin Motors”.

Por dokumentet tregojnë se makina ishte marrë me lising nga “Viktoria Invest” dhe se është nën pronësi të kompanisë “Mektrin Motors”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.