E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-pacienti i Sanatoriumit bën denoncimin e rëndë: Dy persona që ishin në dhomë më mua i mbytën, s’na jepnin ushqim
Publik News

Ish-pacienti i Sanatoriumit bën denoncimin e rëndë: Dy persona që ishin në dhomë më mua i mbytën, s’na jepnin ushqim

Ish-pacienti Andon Qako

Një pacient që e ka kaluar Covid-19, i cili ka qenë i shtruar në Sanatorium, ka bërë një akuzë të rëndë ditën e sotme ndaj spitalit, duke denoncuar kushtet e vështira dhe mënyrën sesi është trajtuar.

Andon Qako ka deklaruar se në dhomën ku qëndronte ai, janë mbytur dy persona të tjerë me Covid-19. Këtë akuzë ai e ka bërë teksa fliste me gazetarin Erion Skëndaj, deklaratë e cila mbetet të verifikohet.

Ai është shprehur se ka bërë denoncim edhe në polici, por nuk i është marrë në konsideratë.

“Në dhomën time ishin dy persona, që i vranë, i mbytën, i akuzoj unë, e them publikisht. Nuk kishte ushqim të mjaftueshëm, në polici nuk mi morën parasysh denoncimet. Unë isha 100 kile, më jepnin ushqimin e atyre që ishin në gjendje të rëndë. Më nxorën para kohe nga spitali, u kurova dhe një muaj më pas në shtëpi”, u shpreh Andon Qako.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.