E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma: Lulzim Basha është lider perëndimor që do i sjellë zhvillim Shqipërisë
Publik News

Grida Duma: Lulzim Basha është lider perëndimor që do i sjellë zhvillim Shqipërisë

Kandidatja e PD në Tiranës, Grida Duma, e ka cilësuar kryetarin e Partisë Deomkratike Lulim Basha si një lider perëndimor që do i sjellë shumë zhvillim Shqipërisë.

Ajo foli në Report Tv edhe për ish-kryetarin Sali Berisha, për të cilin tha se është si një lloj shkolle politike.

“Unë mendoj padyshim doktor Berisha është ai që është për të gjithë ne, mënyra se si e ka ndërtuar PD deri në kryesimin nga Basha është një lloj shkolle politike. Këto janë njerëz që bëhen vetë pasi intuita e tij e lindur për të bashkuar bashkë disa shtresa që nuk bëheshin bashkë është një lloj shkolle, trashëgimia e tij e plotë është mënyra se si i ka balancuar. Basha ka avantazhin për të qenë shumë racional, tipologjia perëndimore e kryesimit. Nuk kam parë një etik protestante të tillë, nëse nuk e kemi me dokumente plotësisht ne nuk flasim për këtë fakt dhe kjo vlerë e Bashës do të sjellë shumë zhvillim Shqipërisë”, tha Duma.

Për sa i përket fletës së votimit, ajo tha se do të preferonte që kandidatët të përfaqësosheshin me emra dhe jo me numra, në mënyrë që qytetarët të mos ngatërrohen.

“Për mua kjo nuk është hapje liste, por ti fusësh të gjithë në sherr me të gjithë.  Për mua është gjë e mirë që votohen sot emrat pasi i vë para përgjegjës. Numri është problematik sidomos për zonat rurale ku nuk mbahen mend dhe mund të ngatërrohen.  Zgjidhja duhet të jetë me emër”, tha Grida Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.