E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ergys Mertiri/Mustafa, me vjen keq qe rreshtohesh gjithmone ne anen e gabuar te llogores!
Sot

Ergys Mertiri/Mustafa, me vjen keq qe rreshtohesh gjithmone ne anen e gabuar te llogores!

Perpara se te shfryje per memorialin e Azem Hajdarit ne Tropoje, do ti kerkoja Mustafa Nanos, te reagoje per bustet e Aleks Budes e Sabri Godos, apo edhe te Qemal Stafes e Avni Rustemit, ne mes te Tiranes.

I pari (Buda) eshte inxhinieri i projektit me te madh mashtrues te kombit shqiptar (historiografise enveriste shqiptare), dhe institucionit projektues e zbatues te ketij projekti (Akademise se Shkencave).

I dyti (Godo) nje politikan dhelber, qe mbijetoi deri ne te nentedhjetat duke e dredhur mire majtas-djathtas ne nje klime politike te mjerueshme ajo e pas-komunizmit, gjate se ciles nuk dha ndonje kontribut per tu shenuar, nderkaq autor i dy veprave sociorealiste gjate kohes se Enverit, qe nuk jane as letersi e as histori mbi figura te medha historike si Skenderbeu dhe Ali Pasha.

I treti (Qemali), nje cunak aktivist, shkrues hartimesh, militues ne forcen politike me te felliqur qe ka njohur ndonjehere ky vend (Partia Komuniste), i vrare gjate perpjekjeve per te mos rene ne duart e karabiniereve italiane, qe po e ndiqnin si pas nje spiunimi te bere nga shoket e vet.

I katerti (Avniu), nje vrases politik ordiner, qe mendonte se mund te bente perpara ne politike nepermjet kobures pas shpine.
Nuk e di nese mund ta quajme apo jo Azemin Hero. Historia do te tregoje nese do mbetet ne memorjen e ketij kombi, por perpara ketyre me siper, Azemi meriton ta kete bustin sa te gjithe bashke.

Pertej rolit politik te Azemit gjate periudhes 92-98 (cili, per mua, nuk ka asnje rendesi per figuren e tij), patjeter qe roli i tij si iniciues i shperthimit te protestave studentore qe sollen rrezimin e regjimit eshte per tu vleresuar e admiruar.

Mbi te gjitha, ne nje klime te shemtuar nderimi per cdo qyte kobureje komuniste, ia vlen ne kete vend te nderojme edhe disa figura qe glorifikojne rrezimin e atij regjimi te felliqur.

Ndaj Mustafa, me vjen keq qe rreshtohesh gjithmone ne anen e gabuar te llogores!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.