E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Juria e shpall policin Chauvin, fajtor për vrasjen e George Floyd
Publik News

Juria e shpall policin Chauvin, fajtor për vrasjen e George Floyd

Një juri amerikane e ka shpallur një ish-oficer policie, fajtor për vrasje lidhur mbi vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në një rrugë në Minneapolis vitin e kaluar.

Derek Chauvin, 45 vjeç, u filmua me gjurin mbi qafën e z. Floyd për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij majin e kaluar.

Pamjet e përhapura gjerësisht nxitën protesta në të gjithë botën kundër racizmit dhe përdorimit të tepruar të forcës nga policia.

Polici Chauvin u shpall fajtor për tri akuza: vrasje e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje pa dashje.

Ai do të qëndrojë në paraburgim derisa të dënohet dhe mund të kalojë dekada në burg.

Jurisë 12-anëtarëshe iu desh më pak se një ditë për të dalë me vendimin e saj, i cili pasoi një gjykim shumë të ngarkuar, tri javor, që e mbajti pezull Minneapolis.

Vendimi nxiti reagimet jashtë gjykatës, ku disa qindra njerëz brohorisnin ndërsa po shpallej.

Avokati i familjes Floyd, Ben Crump, tha se kjo shënoi një “pikë kthese në histori” për SHBA. “Drejtësia e fituar me dhimbje më në fund mbërriti,” shkroi ai në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.