E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rezistencë apo nënshtrim? Kjo është çështja
Publik News

Rezistencë apo nënshtrim? Kjo është çështja

Nuk jam anëtar i PD dhe nuk i jap vetes të drejtë të gjykoj e arsyetoj mbi çështje të brendshme të saj.

Por, si qytetar i Republikës, më intereson aseti politik me vlerë të jashtzakonshme PD. Partia Demokratike është aset i pazëvendësueshëm politik në Shqipëri.

Ndaj çdo përpjekje për zhvlerësimin e këtij aseti është shërbim ndaj regjimit të tashmë të konfirmuar të Ramës!

Në këtë kontekst vlen të shihet dhe kontributi i Lulzim Bashës. Mendoj se Ai ka bërë goxha punë në krye të PD. Me përvojën që ka fituar tashmë nuk do ia vlente largimi i Tij nga PD. Ndoshta ka nevojë për një rikonfirmim, por edhe kjo çeshtje i duhet lënë anetarëve e statutit të PD për ta adresuar. Por sa më shpejt…

Interesi publik kërkon një PD të fortë, të organizuar dhe me strategji bashkimi, jo përçarje.

Shkatërrimi i PD = jetëgjatësi e regjimit.

Nuk shoh asnjë alternative tjetër politike më të përshtatshme se PD dhe Lulzim Basha për drejtuar një Front Rezistence ndaj regjimit.

Demokracia nuk është më thjesht në rrezik, por e goditur rëndë. Ndaj nuk bëhemi më demokratë e as nuk e vendosim demokracinë duke larguar Lulin.

Përkundrazi, e bëjmë këtë gjë vetëm duke afruar çdo të palumtur me regjimin.

Në këtë moment nuk shoh alternative tjetër përveç se: o me rezistencën o me regjimin.

Luli dhe PD duhet të jenë në krye të rrezistencës, për hir të interesit publik.

*****
Dhe më në fund, të mos shkëpusim vemendjen se në ç’kohë po jetojmë. Post kriza ekonomike e 2008 ka sjellë si pasojë një Europë politike që jeton në populizëm; një lindje ka rrëshqitur në autokraci; dhe një Amerikë në betejë për tregje…

Ndaj sot është më e thjeshtë të jesh autokrat, populist, apo agjent tregjesh sesa kryetar opozite, aq më tepër në një rrumpallëhane vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.