E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesho: Koha ka shumë rëndësi kur  merret një vendim
Publik News

Nesho: Koha ka shumë rëndësi kur merret një vendim

Diplomati i njohur Agim Nesho duke komentuar përballjen që kongresmeni Lee Zelden i bëri Sekretarit Amerikan të Shtetit lidhur mbi rastin e ish-presidentit Berisha, tha ndër të tjera se zv/ndihmës Sekretari amerikan,. Mattheë Palmer, gaboi kur tha në Zërin e Amerikës se nuk ka rëndësi koha kur u mor vendimi nga DASH për z. Berisha.

Ndoshta ai Kongresmen e sensibilizoi atë çëshje. Por kush është mënyra për të shkuar më tej. Ai e arriti këtë fitore sepse këtë betejë nuk e fitojnë vetëm individët, e fiton shtypi i lirë, jo i drejtuar nga oligarkët në Shqipëri, por shtypi amerikan dhe botëror që do të shikojë realisht se çfarë ndodh në Shqipëri.

 

Shqiptari-amerikanët në nivelin e kongresmenit kanë të drejtën të aplikojnë aktin e informacionit që bën transparente vendimmarrje edhe për rastin e z. Berisha.

Duke parë këtë, do shikohet nëse ky akt është një tentativë politike, çfarë nuk shkon, ka pasur një tentativë nga një grup i caktuar politik për të goditur opozitën dhe për të mbyllur sytë përballë atij realiteti të dhimshëm që ndodh në Shqipëri.

 

Dmth akti i kongremenit është për tu përshëndetur, dhe nuk do mbetet deri këtu.

Do të ketë iniciativa që do të kërkojnë gjithmonë e më shumë, sepse edhe miqtë e familjes Berisha në Amerikë nuk janë të paktë.

Kongresmenët e përmendur që ka pasur një miqësi të ngushtë me familjen Bush që janë një dinasti demokratike atje.

Dhe e gjitha kjo do tregojë që kjo çështje nuk do mbyllet këtu.

Prandaj për të mos u parë selektive, në radhë të parë kërkohet transparencë, jo ngutje.

Palmeri gaboi kur në Zërin e Amerikës tha nuk ka rëndësi koha kur u mor vendimi.

Koha ka shumë rëndësi në momentet kur kryhet.

Sepse demokracia duhet të perceptohet atje ku ka nevojë vendi, jo atje ku ne mendojmë që interesat tona duhet të prevalojnë.

Në këtë kuptim, unë mendoj që ky akt, ata të cilët mund të kenë marrë pjesë, dhe këtu dalin shumë që kanë marrë pjesë.

Vetë sekretari Blinken nuk e presupozon që ka edhe individë dhe organizata që është e palejueshme, unë mendoj që është diçka që Blinken nuk ishte në thellësi njohje për aktin që kishte bërë.

Por nuk mohoi diçka, që është shumë e rëndë, që instituti i Departamentit të Shtetit mund të influencohet edhe nga individë dhe organizata që për qëllime politike dhe financiare në rajone të ndryshme të botës, mund të influencojnë veprimin poltik të DASH.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.