Ministrja e Jashtme flet pas zgjedhjes së Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurisë në OKB: Kosova prioritet
Çështja e Kosovës dhe rritjes së numrit të njohjeve është objektiv strategjik dhe me interes madhor i Shqipërisë dhe politikës së jashtme të Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës është jo vetëm interes kombëtar por edhe kontribut për paqen dhe sigurinë në rajon tonë të Ballkanit Perëndimor. Ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar dhe jo vetëm tani, por edhe gjatë 2 viteve të pjesëmarrjes në Këshillin e Sigurimit. Dua ta them se Shqipëria dhe ne do të bëjmë çmos që çështja e Kosovës të rivihet në vëmendje të KS të OKB dhe kjo do të jetë një prioritet i rëndësishëm që avancon paqen e dhe sigurinë. Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi, një proces i mbështetur edhe nga BE dhe SHBA.” tha ajo për Zerin e Amerikes.
I pyetur për urdhrin e Presidentit Joe Biden që futi Shqipërinë në listën e vendeve të Ballkanit për bllokimin e pasurive të individëve që destabilizojnë Ballkanin, Xhaçka u shpreh: “Unë nuk di se çfarë mund të bëjë SHBA pas këtij vendimi por besoj që duhet parë në këndvështrimin e një mbështetje nga SHBA për të qenë krah për krah shqiptarëve”
REAGIMI I AMBASADORES SHQIPTARE NE OKB
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, ajo përgëzon edhe vendet e tjera që u zgjodhën këtë të premte si Brazili, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ganën dhe Gabonin.
Gjithashtu ajo shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto vende përballë sfidave që janë përpara.
“Urime të përzemërta edhe Brazilit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ganës dhe Gabonit që sapo u zgjodhën në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ne shpresojmë të punojmë së bashku” – shkruan ajo në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



