E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar me arrest shtëpie/ Rrëfehet Aleksandër Gjoka: Po e shijoj diellin…
Publik News

I dënuar me arrest shtëpie/ Rrëfehet Aleksandër Gjoka: Po e shijoj diellin…

Kengetari ka dhënë një intervistë për  moderatoren Jonida Shehu se si po e kalon arrestin e shtëpisë, ai tha se po e shijon vërtet.

Biseda e plotë:

Aleksander Gjoka

Kush është më rebel, ti apo Renisi? Të ka ngjarë ndopak Renisi tek kjo natyra jote rebele e të thyerit të regullave?

Aleksandër Gjoka: Renisi është kantautor demokracie. Renisi është shumë më i përmbajtur, më i qetë.

Çfarë këshillash i jep zakonisht Renisit?

Aleksandër Gjoka: Unë s’para jap këshilla, por në karakter jo, në muzikë po mund t’i jap. Nuk dua që të më ngjajë mua.

Për çfarë nuk do të të ngjajë ty?

Aleksandër Gjoka: Në karakter, në jetën private, në jetën e përditshme. Në muzikë pastaj le të jetë rebel s’ka problem.

Gjatë këtyre ditëve që ti po vuan arrestin e shtëpisë, je në një farë mënyre i kufizuar. A ndihesh si rock-u në diktaturë? Dhe si ndihet Sandër Gjoka që të mos ketë mundësi të mos lëvizi lirshëm dhe të mos e ketë lirinë absolute siç ai është mësuar gjithmonë ta ketë?

Aleksandër Gjoka: Qesh. Jo, këtu kam hapësirë. Nuk krahasohet ky arresti im në demokraci në krahasim me kohën e diktaturës. Jo, jo është si nata me ditën. Unë po e shijoj arrestin këtu shumë bukur nën rrezet e diellit përvëlonjës. Jam mirë. Ndoshta më mungon skena.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.