Florian Marku konfirmon duelin me rumunin e pathyeshëm
Prej kohësh kishte qarkulluar një lajm se boksieri Florian Marku do të ndeshej për titullin International Welterweight. Por ende nuk kishte asgjë zyrtare deri më sot, kur lajmin e ka konfirmuar vetë protagonisti Florian Marku. Me anë të një postimi në Facebook, Marku ka njoftuar se më datë 7 gusht do të përballet me Maxim Prodan në një betejë me 12 raunde për titullin International Welterweight. Ndërsa shprehet i bindur se titulli do të jetë i tij, dhe humbësi do jetë Prodan.

Më datë 7 gusht, ndeshem për titullin International Welterweight kundër Maxim Prodan. Ka 19 ndeshje, të gjitha fitore. I ka ardhur koha për humbjen e parë sepse ky titull është i imi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



