E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja 339/ Lirohen nga qelia Astrit Avdylaj dhe dy të tjerë të operacionit “Volva 4”
Publik News

Dosja 339/ Lirohen nga qelia Astrit Avdylaj dhe dy të tjerë të operacionit “Volva 4”

Shkaku i lirimit në ‘arrest shtëpie’ të tre të arrestuarve është fakti se u ka përfunduar afati i paraburgimit.

Astrit Avdylaj u dënua me 6 vite e katër muaj burg. Për shkak të arrestimit më vonë se pjesa tjetër e grupit, ai është duke u gjykuar ende, ndërsa dosja ka mbetur pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit.

Sipas ligjit duhen 12 muaj paraburgim deri në dhënien e vendimit. Ndërsa për këtë rast, deri tani kanë kaluar 14 muaj dhe ende nuk është dhene vendimi i shkallës së parë.

Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018. 4 grupe kriminale u goditën atëhere teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit ”Avdylajt” e Shijakut.

GRUPI I AVDYLAJVE

Hetimet për këtë grup nisën në vitin 2016 për dyshimet për trafik droge.

Përgjimet e grupit kriminal dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, zbuluan mes të tjerash një angazhim të të dyshuarve jo vetëm në trafikun e drogës por edhe në mbështetjen e zyrtarëve të ndryshëm socialistë në fushatat e tyre zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme në Dibër në 11 shtator 2016 si dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2017.

Prokuroria kreu arrestimet e të dyshuarve në tetor të vitit 2018, nëpërmjet operacionit të quajtur “VOL-VO 4”. Bashkë me të dyshuarit për trafik, në pranga ranë ish-deputeti socialist Arben Ndoka dhe vëllai i tij Gjevi Ndoka, si dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, gjithashtu ish-deputet socialist, Arben Çuko.

Arben Ndokës iu sekuestruan edhe 300 mijë metra katrorë tokë në vendin e quajtur Mali i Renzit në Shëngjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.