E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri te Tregu i Milotit,57-vjeçari bie në prangat e policisë
Publik News

Sherri te Tregu i Milotit,57-vjeçari bie në prangat e policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.Gj.,57 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P., 19 vjeç, banues në Gajush, Lezhë”, thuhet në njoftim.

“Këta shtetas, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit” pas një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, e me pas shtetasi P.Gj., ka përdorur një mjet të mprehtë thikë dhe ka plagosur të dy vëllezërit, shtetasit A.P. dhe D.P.,  të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, vijon njoftimi.

NJOFTIMI

Plagosi më mjet prerës (thikë) dy vëllezër pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 57-vjeçari.

Gjithashtu, procedohen penalisht dhe dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.Gj.,57 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P., 19 vjeç, banues në Gajush, Lezhë.

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit” pas një konflikti të çastit, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, e me pas shtetasi P.Gj., ka përdorur një mjet të mprehtë thikë dhe ka plagosur të dy vëllezërit, shtetasit A.P. dhe D.P.,  të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja pa leje e armëve të ftohta” për shtetasin P.Gj., si dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” , e kryer në bashkëpunim për shtetasit A.P. dhe D.P.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.