E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia mësyn në një lokal tek ‘Ali Demi’, arrestohen në flagrancë dy persona teksa pinin kafe.
Publik News

Policia mësyn në një lokal tek ‘Ali Demi’, arrestohen në flagrancë dy persona teksa pinin kafe.

Momente paniku në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet, kur policia ka mësyrë për të arrestuar një person për të cilin kishte marrë informacione se mbante armë zjarri me vete.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në pranga gjatë këtij operacioni policor ka rënë shtetasi Fatmir Peposhi, 48 vjeç.

Në pranga në kushtet e flagrancës ra edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, “pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar”.

Njoftimi nga Policia e Tiranës

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që janë të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve kapet në një lokal, një 48-vjeçar që mbante armë zjarri me vete.

Në pranga dhe një tjetër shtetas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Peposhi, 48 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.