E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klubi zviceran sheh Lorik Canën si shpëtimtar
Sport

Klubi zviceran sheh Lorik Canën si shpëtimtar

Ekipi i Lousanës në Zvicër po kalon një periudhë jo të mirë në kampionatin zvicerian, teksa ndodhet në vendin e 6-të të klasifikimit, nga 10 ekipe që janë gjithsej.

Për rezultatet e klubit, fajësohet më shumë merkatoja e dobët që zvicerianët kanë bërë dhe për këtë shkak, kryesia sheh si mundësi për daljen nga kriza vendosjen e një drejtori të ri sportiv.

Emri i Lorik Canës është më i lakuari për këtë post, pasi ish-mbrojtësi kuqezi shihet si i duhuri nga drejtuesit e klubit. Lousane ende nuk i ka bërë një ofertë zyrtare Lorikut, i cili do të ishte shqiptari i dytë që bëhet drejtor sportiv i një skuadre të njohur europiane, pas Igli Tares.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.