E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erion Kristo: Kam folur haptas kundër Bashës, PD-ja po bëhet qesharake
Publik News

Erion Kristo: Kam folur haptas kundër Bashës, PD-ja po bëhet qesharake

TIRANË – Pedagogu Erion Kristo deklaroi në emisionin Politiko në Top News, se pavarëaisht se e ka mbështetur opozitën në kauzat e saj, Lulzim Basha nuk është i duhuri.

Kristo tha në Politiko se PD-ja është kthyer në qesharake, ndërsa pati një mesazh edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas tij, Berisha flet vetëm kur është në interesin e tij, ndërsa mbylli gojën disa muaj më parë ku diskutohej për mos zbatimin e statutit të PD-së.

“Unë  e kam përkrahur opozitën, sepse mendoj se problemi vjen nga qeveria.

E kam përkrahur edhe Lulin, por kam folur haptas kundër tij. I kam thënë Berishës, po ju nuk keni tjetër në PD.

Është edhe qesharake kjo PD-ja. Para ca muajsh dolen dhe thanë nuk zbatohet statuti. Tani del Sali Berisha dhe thotë se nuk zbatohet statuti.

Edhe kjo që thotë Beni, ka kërkuar falje. Për çfarë, që ka vrarë shpresën”, tha Kristo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.