E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia kap mat trafikantin në Durrës
Lajme

Policia kap mat trafikantin në Durrës

DURRËS – Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili merrej me shpërndarje të drogave të forta në qytetin bregdetar.

Raportohet se 39-vjeçar u kap në flagrancë teksa shpërndante kokainë të ndarë në doza të vogla.

Policia ka sekuestruar disa doza me kokainë, një shumë e konsiderueshme në euro dhe lekë dhe sende të tjera që shërbenin për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante kokainë në doza, në disa zona të qytetit të Durrësit, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Pista”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. K., 39 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 408.800 lekë të rinj, 1085 euro, dy peshore elektronike dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike në doza”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.