“Mbreti” shqiptar ngjitet sot në ring, ja çfarë shkruan boksieri
shqiptar do të ngjitet sonte në ring për t’u përballur më Jorick Luisetto.
Përballja mes dy boksierëve, që pritet me interes nga publiku, do të zhvillohet në “The SSE Arena” në Londër, ora 21:30.
“Mirëmëngjes botë! Sot është dita ime“, shkruan Florian Marku në Facebook.
Marku do të kërkojë fitoren e radhës, për të vazhduar me rezultatet mbresëlënëse, ku akoma nuk njeh humbje, duke qenë i pamposhtur. Në 10 ndeshje,ai ka fituar 9 dhe ka barazuar vetëm 1 herë.
Nga ana tjetër kundërshtari i Markut nuk duhet nënvlerësuar sepse në 13 ndeshje, ka fituar 11 dhe ka humbur 2.
Një përballje interesante, ndërsa shqiptarët presin me padurim që Marku ta mbajë sërish “kurorën”./Gazeta SHQIP

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



