Ylli Manjani: Jam plotësiaht dakort me Yuri Kim për drogën…
Statusi i plotë i Manjanit:
Yuri Kim thotë: ”dhjetëra tonë drogë kalon në Shqipëri me ndihmën e shtetit”.
Krejt e saktë në konstatim.
Ashtu është, pa dakordësinë e shtetit askush nuk guxon të fusë drogë në këtë territor. Këtu nuk futet dot një arkë birrë pa dijeninë e shtetit e jo më tonelata droge.
Vetëm se deklarimit të Saj i mungon pjesa e “sinqertë”. Ajo drogë futet me dakordësinë e shtetit që Ajo e mbron dhe e propagandon si model. Ato shtetarët me të cilët zonja del në foto thuajse çdo ditë, janë “kontakte të papërshtatshme”, nëse deklarimi i saj që “shteti fut drogën” është i vërtetë.
Madje edhe me opozitarët që heshtin dhe legjitimojnë shtetin e drogës zonja e ka grurë…
Tani zonja duhet të na e ndajë, ose shteti lejon drogën dhe shtetarët (plus opozitarët që e ndihmojnë) që ajo i mbron janë përgjegjës, ose deklarata e saj është e pavërtetë!
Logjikë e thjeshtë kjo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



