E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motomjeti del nga rruga, merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar
Lajme

Motomjeti del nga rruga, merr zvarrë kalimtarin mbi trotuar

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen “Çelepias” në Berat, në vendin e quajtur rreth-rrotullimi i Ypsilonit.

Një motomjet me 4 rrota që ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë: kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu.

Të dy të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të plagëve të shumta dhe gjendjes së tyre të rënduar, ata janë transportuar me ambulanca drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që janë duke kryer edhe matjet në vendnngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë me të cilën po qarkullonte motomjeti në hyrje të rreth-rrotullimit të Ypsilonit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.