E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk e njeh futbollin, por kap skedinën “e çmendur”
Sport

Nuk e njeh futbollin, por kap skedinën “e çmendur”

Gjashtë vite më parë, e lodhur nga fjalët drejtuar bashkëshortit të saj, një shofer taksie dhe djalit për paratë që linin në pikat e basteve sportive, vendosi që t’u bashkohet.

Një 59-vjeçare nga Kenti në Britaninë e Madhe që prej asaj kohe vendoste çdo fundjavë nga 1 paund skedinë edhe vetë.

Fitores i është afruar shpesh, por vetëm fundjavën që kaloi qëlloi në shenjë dhe këtë e bëri me një shumë të majme.

59-vjeçarja parashikoi saktë 12 ndeshje dhe në total fitoi fiks 574,278.41 paund.

Fituesja thotë se parashikimet janë vendosur duke patur parasysh emrat e skuadrave, jo formën e tyre.

“Vendosja fitoren për skuadrat, emrat e të cilave më dukeshin më të kendshme”, citohet ajo nga mediat britanike.

Skedina ishte vendosur tek kompania “William Hill”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.