E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasësi i doli përballë/ Jashtë rruge dhe vrima plumbash në xham, pamje nga autobusi i masakrës në Kosovë
Lajme

Vrasësi i doli përballë/ Jashtë rruge dhe vrima plumbash në xham, pamje nga autobusi i masakrës në Kosovë

Tre persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit. Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.

Autobusi drejt të cilit ishte shtënë mbrëmë me armë zjarri raportohet se është akoma në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat  kosovare.

Janë publikuar edhe disa pamje ku shihen vrimat e plumbave në xhamat e autobusit që sipas policisë është gjuajtur me AK-47.

Nga ngjarja e mbrëmshme ka mbetur i vdekur shoferi i autobusëve dhe dy nxënës që ishin brenda.

Prokurorja Sahide Gashi në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje rreth pistës së hetimeve për vrasjen e trefishtë gjatë natës së mbrëmshme në Gllogjan.

Ajo tha se janë intervistuar disa dëshmitarë dhe se ekipet hetuese janë në terren duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes ku është kryer krimi.

Me shumë mundësi, ata nxënës po ktheheshin në shtëpitë e tyre, gjithë gëzim me mendjen se përpara kanë dy ditë pushimi, çlodhjeje. Ama, në asnjë moment s’do i kishte shkuar në mendje që ky kthim rutinë i tyre në shtëpi, do të ishte i fundit.

Nuk mundën as të takonin të paktën për herë të fundit familjarët e tyre. Të afërm e miq, akoma nuk e besojnë dot që një ngjarje gati a pakuptimtë, ende e pazgjidhur nga policia e Kosovës, i dha fund jetës së dy të rinjve në Pejë.

Autoritetet thonë se me gjasë objektivi i autorit të maskuar gjendej brenda autobusit, por përmasat e ngjarjes, me shumë mundësi jashtë parashikimit, morën trajtën e një sulmi terrorist.

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, njëri 16 dhe tjetra 17 vjeç, janë dy viktimat e reja që ndoshta as nuk e dinë nga u erdhi dhe se si u larguan kështu papritur nga jeta.

Me siguri shumë ëndrra të lëna përgjysmë e shpirtra të shkatërruar familjarësh la kjo ngjarje e rëndë në fshatin e vogël Gllogjan të Kosovës.

“O zot, nuk mundem as të besoj as të imagjinoj që kjo ndodhi sot, vajza e dajës tim Florim, vajza e dajës tim i cili me plagë lufte në trup e tash me plagë të përjetshme në zemër, dajës tim që në liriiiii, për të cilën dha pjesë të tij ti ndodhë kjo plotësisht e shokuar”, shkruan kushërira e Gentës.

“Ka qenë 17-vjeçare shkonte shkollën e mjekësisë dhe ka qenë duke u kthyer nga shkolla. Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthy çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit. Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen,” tha ajo.

Samedin Mehmeti, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se hetimet nga autoritetet lidhur me vrasjet në Deçan, janë përqendruar në tre pista kryesore, pa dhënë detaje se cilat ishin ato.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.