E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ristani: Komisioni i Rithemelimit do marrë që nesër në selinë e PD
Politikë

Ristani: Komisioni i Rithemelimit do marrë që nesër në selinë e PD

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani komenton zhvillimet brenda PD, pas Kuvendit Kombëtar që miratoi statutin e ri dhe shkarkoi Lulzim Bashën. 

Komisioni për Rithemelimin me 29 anëtarë do të shkojë në selinë e PD që nesër, tha Ristani, ndërsa shtoi se qëndrimi i Bashës në zyrë është i paligjshëm.

“Për herë të parë janë mbledhur 5 mijë delegatë. Herët e kaluar është gënjyer, sepse salla e Pallatit të Kongresve nuk merr më shumë se 2 mijë anëtarë, edhe pse thoshin që kaq janë brenda, të tjerët janë te lulishtja. Ka qenë hile djallëzore, pikërisht për të mos u mbledhur kurrë një Kuvend i këtyre përmasave. Ia dolëm. Jam i mbushur me atë që ka ndodhur sot aty. Ne morëm vendim për të shkarkuar Kryesinë, zotërinjtë ishin të zgjedhur jo me votim të fshehtë. U ndërtua një Komision Themelimi i përkohshëm, deri në përfundimin e zgjedhjeve për kryetar të PD. Ka kompetencat e Kryetarit dhe Kryesisë. Do të bëhet një referendum në datën 18 dhjetor. Shumica dërrmuese, afër shumicës absolute e shkarkuan Bashën. Vendimmarrja e Kuvendit është e tillë që tashmë organi i vetëm drejtues i PD është Komisioni i Rithemelimit. Procedurën e referendumit do ta organizojë ky Komision. Në seli ky komision do të hyjë që nesër. Do të mblidhemi për të shqyrtuar situatën. Duhet filluar punë sepse koha është shumë e shkurtër”.

“Që nga momenti i shkarkimit, ai është i paligjshëm me qëndrimin e tij në zyrë. Dhe për ta vendosur çështjen në ligjshmëri shteti ka edhe mënyrat represive. Do t’i drejtohemi qoftë policisë, për ta liruar, sepse nga sot është pushtues i godinës së PD. Nëse do të ketë pengesë do të përdoren edhe metoda të tilla”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.