Sali Berisha zbulon prapaskenat: Koeficienti im mendor i shkëlqyer. S’marr asnjë lloj substance
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se ka pasur edhe oferta me qëllime të ndryshme, por thotë se i ka refuzuar. Po ashtu, Berisha është shprehur se ka pasur edhe kërcënime, por i ka hedhur poshtë me neveri.
Ish-lideri i PD-se u shpreh se foltorja e ka penguar ne punet e tij, pasi ka pasur ndërmend të shkruajë vellime dhe të bëjë beteja për të mbrojtur dinjitetin e tij.
“Po ta them unë këtu. Oferta të shumëllojta ndaj meje, oferta për të hequr këtë nëpërmjet lobimit sepse s’ka asgjë në të, jo kam refuzuar. Oferta për të hyrë në heshtje dhe për të lehtësuar familjarët, jo kam refuzuar, kërcënimet nga më të turpshmet, të dokumentuara. I kam hedhur poshtë me neveri. E dëgjon ti atë që thotë për fëmijët?! Ajo është një lloj. Kur flet ai, është gabimi më i madh që bën po ta dëgjosh.
Unë nuk kam asnjë lloj lëkundje, nuk ka lidhje me non gratën, përkundrazi kjo lëvizja me ka penguar në punën time, sepse unë i përkushtohem kësaj. Në atë kohë unë kam shkruar dhe do shkruaja vëllime dhe do bëja beteja për të mbrojtur dinjitetin tim”, tha Berisha.
Edhe pse në moshë të thyer për të pasur gjithë këtë energji, Berisha thotë se koeficienti i tij mendor është i shkëlqyer dhe nuk merr asnjë substancë, por pi vetëm kafe ose çaj.
“Shëndeti mendor është shëndet mendor. Sali Berisha është në një koeficient të shkëlqyer të atij që quhet shëndet mendor. Nuk merr asnjë lloj substance, përveç ndonjë kafe ose çaj. Potenciali im mendor është I pacënuar, siç ka qenë 10-30 vite më parë. Motivi kryesor, jua tregoj sekretin, për çdo njeri që e do, dashuria për këtë vend është pa asnjë diskutim, burimi i pashtershëm I energjisë. Nëse rri në funksion të interesave tuaja, zbret në nëj nivel humnerë, por nëse qëndron në interes të kombit tënd, kurrë nuk të humb energjia që t’I mbrosh ato. Ata që mendojnë se unë e nisa këtë për karrigen, u them se gabojnë. Unë e nisa këtë sepse e pashë situatën dramatike të demokracisë në Shqipëri”.
“Basha ka patur frikë mos i fusja ndonjë grusht turinjve” – Berisha reagon pas akuzave të kreut të PD: Ai duhet të mjekohet…
Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjuar akuzave të Lulzim Bashës, i cili deklaroi se ai nuk ka lënë ish-kryetar PD-ja pa rrahur.

Sipas Berishës, sot Basha tregoi se për 8 vite ka qëndruar sus para tij, pasi siç shprehet ish-kryeministri ka patur frikë mos i fuste ndonjë grusht turinjve.
Berisha shprehet se me këto deklarata, Lulzim Basha duhet të mjekohet.
“Sot ish-kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se pse ka qëndruar sus para meje 8 vite. Ai dukej se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do ketë një grusht turinjve për ti thyer dhembet, ai me këtë duhet të mjekohet. Ai është rëndë me këtë që thotë. Këtë mund të thotë një mendje që ka humbur gjithçka. Peng dhe i sëmurë që i lejon vetes të flasë çdo gjë. Mendon se njerëzit nuk kanë memorie. Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga frika se mund të grushtohej. Ai ka thënë se unë 8 vite nuk kam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij, ai thotë se PD ka qenë me dy kryetare. Besoj se në këtë kontekst ato shkojnë me njëra-tjetrën”, tha Berisha për Syri Tv.
Me herët Basha gjatë konferencës për mediat u shpreh: “Kemi bërë gjitha përpjekjet dhe ja kemi dalë të shkëputemi nga falsifikimet mashtrimet apo rrahjeve në sallat e Këshillave Kombëtarët që ka qenë pjesa me e zezë e traditës së Berishës që nuk ka lënë ish-kryetar të PD pa rrahuar apo pa ja thyer dhembët. “
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



