Dhjetëra tenderë korruptivë nga Fieri në Tiranë
Tenderët i merr me vlerën më të lartë, në mënyrë klienteliste, korruptive dhe me letra false, ndërsa punëtorët i paguan me 2 mijë lekë në muajt, gati sa në kohën e Partisë së Punës. Jo dy mijë lekë në ditë, por në muaj! Ky është Aldi Llazo nga Bishqethmi i Lushnjes, pronar në letra i kompanisë së ndërtimit Llazo sh.p.k bashkë me të vëllanë Anea Llazo, me nipt K24218401K, e cila ka nisur të lidhë kontrata të dyshimta me institucionet publike nga Fieri në Tiranë, duke kaluar në llogari miliona euro para publike.
Ndërsa Aldi Llazo harbohet në Londër me paratë që merr në buxhetin e shtetit duke korruptuar kryebashkiakë dhe drejtorë, shumicën e punëtorëve i paguan me një pagë qesharake, shumë larg nivelit të pagës minimale të vendosur nga qeveria. Do të mjaftonte ky krim masiv dhe mashtrim me taksat që kjo kompani të rrethohej me shiritin e krimit ekonomik, ndërsa Llazo të procedohej nga prokuroria si administrator.
Edhe pse paga minimale është 30 mijë lekë të reja, kompania Llazo shpk paguan punëtorët e krahut me 2 mijë lejë në muaj, ose rreth 20 dollarë në muaj. Me 20 USD nuk mund të blesh një picë në Londër. Deri në në fillim të vitit 2021, kur paga minimale ishte bërë 300 USD, kompania e çerrit Aldi Llazo rezulton se ka paguar me vetëm 2 mijë lekë pagë në muaj shtruesit e pllakave, elektricistët, drejtuesit e makinave të betonit, drejtuesit e makinave të asfaltimit, drejtuesit makinave të rënda, mekanikët e etj.
Nëse paga e një arkitekti është mbi 1 mijë euro, kompania Llazo shpk, për të shmangur tatimet, e paguan arkitektin për 3 mijë lekë në muaj, një pagë kjo sa një bakshish. Dihet që punëtorët nuk qëndrojnë as një minutë me pagë mujore sa 3 pica në Tiranë, ndaj pyetja që shtrohet është pse çunaku i tenderave paguan nën dorë dhe pse tatimet nuk kanë sinjalizuar prokurorinë për krimin ekonomik. Në vijim detaje për SPAK mbi korrupsionin e kompanisë Llazo shpk me tendera, sekserët, falsifikimin e dokumenteve, mashtrimin me kriteret etj./Pamfleti


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



