Berisha mbyll protestën para PD-së: U vërsulën si bisha për të mbushur komisariatet. Do njoftoheni shumë shpejt për betejën tjetër
Sali Berisha ka mbyllur protestën e ditës së sotme para PD-së.
“Kjo protestë ju faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. U faktoi në mënyrë përfunditmare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të me mban me dhunë dhe terror selinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Sot ne do shpërndahemi. Sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do kujdesimi për të plagosurit që janë goditur me carje koke dhe në forma të tjera. Do njoftojmë shumë shpejt betejën tjetër të cilat nuk ndalet kurrë deri në fitore të plotë”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



