E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i gjykatës së audituesve për drejtësinë: Paratë  e BE po shpenzohen kot
Sot

Raporti i gjykatës së audituesve për drejtësinë: Paratë e BE po shpenzohen kot

Një raport skaner i vërtetë i bërë nga Gjykata Europiane e Auditit, për drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Ballkan. Në Shqipëri gjithashtu.

Para që çuara dëm – thotë raporti.
Në ballkan, edhe Shqipëri, nuk sundon ligji për autokracia politike. Ndihma e BE u transformua në autokraci…

Nuk e di ku është Romana, Mogherini, Hahn-i, Reiner e gjithë enturazhi i palaçove që na bënin si cuba kur u thonim ekzakt këto gjëra që sot i thotë Gjykata e Auditit!!

Shpresoj ta ketë lexuar Soreca këtë raport.

Shpresoj ta lexojnë edhe udhëheqësit tanë këtë raport që më kërkonin mua “të sajdisja Romanën dhe palaçot që ajo solli si ekspertë”… Ja ku e kanë!

Përfundimisht, vetëm i zoti e di ku i pikon çatia.- shkruan ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjanj.

“Historia e suksesit” apo “shembulli shqiptar” nuk figurojnë askund madje kjo duket qartë edhe në një dokument të publikuar nga Gjykata e Audituesve të BE.

Aty Shqipëria përmendet mes shteteve ballkanike që kanë dështuar në përparimin e shtetit të së drejtës.

Gjykata Evropiane e Audituesve vlerësoi, në një raport të posaçëm të botuar të hënën më 10 janar, se veprimet dhe milionat e shpenzuara prej BE-së kanë pasur pak ndikim në progresin e reformave themelore në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut , Mali i Zi dhe Serbia). Ndërmjet viteve 2014 dhe 2020, mbështetja financiare e BE-së arriti në rreth 700 milionë euro. Në raportin e saj, Gjykata e Audituesve tregon se ndihma evropiane për “reformat themelore në çështjen e shtetit të së drejtës në rajon” nuk ishte efektive. Ajo vë në dukje se këto gjashtë vende kanë bërë pak përparim në promovimin e pavarësisë së një sistemi drejtësie i cili është ende subjekt i ndërhyrjeve politike dhe në luftimin e përqendrimit të pushteteve dhe korrupsionit. Sa i përket lirisë së shprehjes, ajo ka bërë edhe më pak progres, nënvizon raporti.

Pra edhe reforma shqiptare në drejtësi me gjithë milionat e shpenzuara nuk ka asnjë rezultat të prekshëm për pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korupsionit.

Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka dështuar qartësisht të sjellë ndryshime tjelbësore,” tha Juhan Parts, anëtar i Gjykatës Evropiane të Audituesve përgjegjës për raportin. “Progresi modest i bërë gjatë 20 viteve të fundit kërcënon qëndrueshmërinë e përgjithshme të mbështetjes së BE-së të ofruar përmes procesit të anëtarësimit. Është vështirë e besueshme të reformosh vazhdimisht nëse nuk arrihen rezultate të dukshme” këmbënguli ai.

“Auditorët e Gjykatës shprehin keqardhjen që financimet e Brukselit jepen në mënyrë “jokonsistente”. Dështimi i kësaj politike, bazuar në transfertat financiare, vë në pikëpyetje kapacitetin e Bashkimit Evropian për të eksportuar modelin e tij demokratik në kufijtë e tij” ka theksuar gazeta franceze Le Figaro në një shkrim mbi këtë raport.

E vetmja pikë ku Shqipëria përmendet pak me nota pozitive është spastrimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Por rezultatet tregojnë të kundërtën.
Përpjekjet politike për të ndërhyrë në funksionimin e drejtësisë në Shqipëri gjithsesi mbeten “çështje shqetësuese”, nënvizon raporti, i cili vë në dukje edhe rënien e theksuar të lirisë së shprehjes në vend.
Pra, sado tu shplahen trutë qytetarëve nga një grusht propagandistësh vendas dhe të huaj në Tiranë, fatmirësisht Shqipëria nuk është më e mbyllur për të dëgjuar ato që vetë europianët thonë për dështimin e reformës në drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.