“Në fillim mbështeta Berishën”, demokratja në Durrës: Pas 9 shtatorit jam kërcënuar
Në fjalën e saj në Durrës, ku ishte i pranishëm dhe Basha, Devolli pranoi se fillimisht e ka mbështetur liderin historik të PD pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Por, duke parë pozicionin që mori Berisha pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD, ajo theksoi vendosi të mbronte institucionet e partisë dhe zgjedhjet e brendshme te 13 qershorit 2021.
DURRËS – Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edlira Devolli pranoi se është kërcënuar dhe linçuar publikisht pasi u rreshtua në krah të kryetarit të PD Lulzim Basha pas vendimit të pezullimit nga grupi parlamentar demokrat të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e saj në Durrës, ku ishte i pranishëm dhe Basha, Devolli pranoi se fillimisht e ka mbështetur liderin historik të PD pas shpalljes “non grata” nga SHBA. Por, duke parë pozicionin që mori Berisha pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD, ajo theksoi vendosi të mbronte institucionet e partisë dhe zgjedhjet e brendshme te 13 qershorit 2021.
Ajo sulmoi ish-kryeministrin se ai ka ndryshuar qëndrimet e tij ndaj Bashës duke e akuzuar për afera korruptive. Sipas Devollit, nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë atëherë Berisha duhej të përballej me Bashën për postin e kryetarit të PD që në 13 qershor.
Në fund, ajo e mbylli fjalën duke u kërkuar demokratëve të Durrësit që të mos lënë bashkinë e qytetit mafies së betonit.
“Në datën 20 maj 2021 në konferencën e parë për shtyp që mbajti Sali Berisha pas shpalljes ‘non grata’ kam shkuar me bindjen se po mbështes një lider parimor që do të gjente zgjidhjen e duhur për PD-në.
Por pas 9 shtatorit unë zgjodha të jem pranë institucioneve legale, të votuara, të zgjedhura dhe të pranuara nga shumë prej kolegëve që sot mendojnë ndryshe e më shohin ndryshe nga 4 apo 5 muaj më parë, Personalisht. jam lincuar e kërcënuar, fatkeqësisht nga brenda familjes time politike. Por unë jam aty për faktin se janë legale, me votat e të gjithëve ne që votuam bashkarisht e një pjesë që u nda pas 9 shtatorit. Jam aty sepse besoj se Sali Berisha për të mirën e demokratëve do të vij në krye të PD sërish. Jo më vjen keq, nuk shoh sgjë parimore. Nëse vërtet do të dëshironte të vinte në krye të PD për të mirën tonë, kur u shpallën zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar ai e dinte se Basha i shiti zgjedhjet siç e ka dredhur në deklaratat e tanishme, jo vetëm që nuk duhej të vinte të votonte bashkë me ne, por le t’i kandidonte përballë..
Do të kishte qenë jo vetëm më korrekte dhe e fisme por edhe aspak e paragjykuar. Do ua kishte kursyer demokratëve gjithë këtë zamallahi. Foltorja dhe lëvizjet e Berishës nuk janë aspak parimore dhe ne që japim kontributin tonë vullnetar e vëmë atë në funksion të parimeve dhe vlerave dhe jo në funksion të situatave personale të dikujt. Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje vëllezërve tonë demokratë të bashkohemi kundër së keqes që ka kapluar Durrësin e mbarë Shqipërisë. Të mos ia lëmë eksluzivitet bashkinë e Durrësit mafies së betoni”, tha anëtarja e Këshilit Kombëtar të PD, Edlira Devolli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



