E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U zhduk në mënyrë të mistershme/ Kush është i riu që u gjet i vdekur sot në Fier, policia dyshon se…
Publik News

U zhduk në mënyrë të mistershme/ Kush është i riu që u gjet i vdekur sot në Fier, policia dyshon se…

Policia njoftoi gjetjen e një trupi të pajetë pasditen e sotme në lagjen “1 Maj” në qytetin e Fierit. Ai është identifikuar si shtetasi Erald Mejdani, 36 vjeç.

Trupi i tij u gjet në një banesë të pabanuar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.

I riu ishte shpallur në kërkim nga Policia e Mallakastrës pasi familjarët e tij bënë denoncim për largim të papritur të tij nga banesa.

Prindërit e tij bënë apel për zhdukjen në mënyrë të mistershme të djalit të tyre prej ditëve të para të janarit.

Komunikimin e fundit Eraldi e pati më 9 janar me të ëmën e tij. Ai humbi kontaktet teksa kthehej në shtëpi, pasi ishte kapur nga policia greke në Greqi, aty ku dhe jetonte prej kohësh.

Familjarët e tij treguan se ishte kapur nga policia për shkak të mungesës së dokumentacionit, por atë natë Eraldi qëndroi në Gjirokastër tek një kushëri i tij dhe të nesërmen pasi ishte dëgjuar me prindërit nëpërmjet rrjeteve sociale u kishte pohuar atyre se do të nisej për në shtëpi.

Momenti i fundit ka qenë ai i takimit dhe përshëndetjes me kushëririn e tij, ku ky i fundit iu ka pohuar prindërve të tij se e kishte pare të hipte në një makinë që bënte linjën e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.