E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO thërret Saimir Tahirin dhe mediat për dhënien e vendimit
Lajme

GJKKO thërret Saimir Tahirin dhe mediat për dhënien e vendimit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimin të Organizuar pas 4 orësh pritje ka kërkuar praninë e kamerave në sallën ku do të jepet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

SPAK ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, ndërkohë që ky i fundit ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

Ora 15:10 Gjykata e Posaçme e Apelit pritej të shpallte vendimin përfundimtar për ish-ministrin Saimir Tahiri në orën 13:00 të datës 4 shkurt.

tahiri 2

Por kur kanë kaluar dy orë nga ky afat i caktuar nga vetë gjykata, ende nuk ka një vendim.

Tre gjyqtarët janë në dhomën e këshillimit dhe nuk dihet se kur do të dalin për të shpallur vendimin e tyre për ish ministrin Tahiri si dhe për ish drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Cela.

Aktualisht në seancë janë duke pritur prokurorët e SPAK, Saimir Tahiri, Jaeld Cela së bashku me avokatët mbrojtës si dhe mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.