E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, turp është të paguhesh qyl nga taksat tona
Sot

Monika nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, turp është të paguhesh qyl nga taksat tona

Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”! .

Po pse moj vajzë e rritur në moshë por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre, dhe jo se kush ata/ato janë në të vërtetë?!

Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike!! Keqardhje për ty🤮! Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.

Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga ç’do cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur! Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur, dhe të hash bukën e tjetrit qyl!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.