E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Ky vend s’ka pasur drejtësi, sot është ndryshe!
Publik News

Rama: Ky vend s’ka pasur drejtësi, sot është ndryshe!

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Hetimor ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, ku u shpreh se e gjitha mbledhja ishte një farsë e orkestruar.

Rama theksoi se qeveria ka bërë punën e saj dhe se Reforma në Drejtësi ka treguar rezultate pozitive.

“Është shumë e ulët kjo në të gjitha aspektet dhe në fund u pranua nga Tabaku që tha,-ju nuk mund të koncesioni të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës time të politikës. Është e gjitha një farsë për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë. Sa i takon hetimeve nga SPAK është një linjë tjetër dhe ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet pas shpinës së qeverisë,. shpinës  së publikut. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe për këtë kemi kërkuar të ndahen gjërat. Qeveria ka punën e saj, drejtësia ka punën e saj, ministrat kanë punën e tyre. Ndaj gjërat do të ndahen pak nga pak dhe jam krenar që sot jemi në një faze, kush sot e ka imagjinuar se do të kishim ministra të akuzuar, apo do të kishim hetime të pavarura. Janë shenjat e një transformimi që do të kërkojë kohë. Ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi…Këto janë hapat e parë dhe duhet kurajo për të bërë reformën dhe këtë e patëm ne, nuk e patën të tjerë përpara nesh.”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.