E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama ofendon protestuesit : Dilerantë, sharlatanë  të paditur dhe alienë
Lajme

Rama ofendon protestuesit : Dilerantë, sharlatanë të paditur dhe alienë

Kryeministri Edi Rama sërish ka ironizuar protestat e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Në fjalën e tij gjatë takimi me përfaqësues të transportit urban, kreu i qeverisë u shpreh se nëse bota perëndimore do të shpërbëhet nga protestat, atëherë basti i Putinit është në favor të tij.

“Lufta me bomba për ne është ne televizor ama është e kotë dhe është kundërproduktive që ne të mos e pranojmë të gjithë bashkë dhe jo të ndahemi për hir të një pakice dhe të disa delirantë, sharlatanë dhe njerëzve të paditur dhe të pashpirtë që dhe kur dinë duan ta shfrytëzojnë këtë situatë duke yshtuar popullin duke nxitur përçarje që të jemi bashkë të gjithë në fakte. Faktet janë këto dhe tek faktet duhet të jemi bashkë dhe jo të ndarë. Nuk mund të kemi fakte alternative.

Është e rëndësishme të kuptohet që lufta është reale këtu në formën e rritjes së çmimeve. Është reale dhe godet ekonominë. Basti i atij zotërisë në Kremlin është i qartë që nga dita e parë, aftësia për durim mes atyre qe ndjekin atë  pas dhe opinione në botë demokratike. Kush do të këtë aftësi të duroje më shumë. Ndërkohë që ata janë në sanksione dhe bota nën presionin e çmimeve që rriten.

Nëse fronti i botës demokratikë shpërbehet nga valë protestash që edhe mund të ndodhin në një afat të caktuar,  atëherë basti i tij është në avantazh të tij. Por protesta sa hap e mbyll sytë dhe mu kujtua sot që kur ne ramë dakord që duhet ta lajmërojmë krizën energjetike dhe unë dola lajmërova, po këta pas asaj thirrën njerëzit në protestë se do të rritej çmimi i energjisë, gjë të cilën unë nuk e thashë.

Ta shfrytëzosh këtë luftë është nxjerrje kunje, një mizerabilitet duke futur njerëzit në një rrugë dhe duke turpëruar vendin”, u shpreh Rama.

https://www.instagram.com/tv/CbPptVcApCu/?utm_medium=copy_link

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.