E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biden vizitë në Poloni, forcat ruse bombardojnë qytetin ukrainas shumë pranë kufirit
Lajme

Biden vizitë në Poloni, forcat ruse bombardojnë qytetin ukrainas shumë pranë kufirit

Qyteti i Lviv në Ukrainën perëndimore është goditur nga sulme të shumta raketore.

Tymi ka mbuluar të gjithë horizontin e qytetit. Duket se ka pasur tre raketa, të cilat dyshohet se kanë shpërthyer pranë kullës së komunikimit, shkruan The Guardian.

Një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit Lviv tha:

Pati tre shpërthime të fuqishme pranë Lviv në anën e Kryvchytsy, tani ka një alarm ajri, kështu që ruani qetësinë dhe jini në strehë.

Duket se një nga objektivat mund të ketë qenë një rafineri nafte rreth një milje në lindje të qendrës së Lviv Igor Zinkevych

“Kanë ndodhur tre shpërthime të fuqishme pranë Lviv … Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të qëndrojnë brenda”, bëri me dije një tjetër zyrtar i qytetit.

Shpërthimet në qytetin perëndimor të Ukrianës, shumë afër kufijve të NATO-s vijnë në një moment kur presidenti amerikan Joe Biden ndodhet për një vizitë në Poloni.

Apocalyptic scene from #Lviv as wind-whipped fires rage and huge plume of smoke billows following apparent missile strike. #UkraineWar. No official word yet on target, casualties. pic.twitter.com/GRHulBPuz0

— Patrick J. McDonnell (@PmcdonnellLAT) March 26, 2022

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.