E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
IKMT aksion në Radhimë, prishet hoteli 3- katësh
Lajme

IKMT aksion në Radhimë, prishet hoteli 3- katësh

 Pronarja mes lotëve: Erdhën pa asnjë vendim, jemi në proces legalizimi

IKMT ka vijuar këtë të hënë prishjen e objekteve ne bregdet ndërsa është ndalur në zonën e Radhimës. Te shoqëruar nga forca te shumta policie IKMT ndërhyri në një lokal dhe një hotel tre katesh. Sipas IKMT ndërhyrja është bërë në objektet te cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.

Ndërkohe ndërhyrje është kundërshtuar nga pronare të hotelit, të cilët thonë se janë në proces gjyqësor me IKMT.

“Unë jam pronarja e  hotelit. Erdhën konstatuam dokumentet na thanë që nuk i njohim. Leja e ndërtimit është marrë që në 1994. Ne jemi në proces legalizimi. Është ndërtuar që në 1998 si objekt. Jemi në proces gjyqësor edhe me IKMT sepse nuk pranojnë dokumentet që kemi. Të premten erdhën dhe na thanë që të hënë do të vijmë për të prishur dhe erdhën pa vendim”, tha pronarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.