E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO konfiskon pasuritë e deputetit të PD-së/ Reagon Berisha: Duke qenë se SKAPI është i partisë siç e quajti Rama, ne do ndjekim procesin me vëmendje
Lajme

GJKKO konfiskon pasuritë e deputetit të PD-së/ Reagon Berisha: Duke qenë se SKAPI është i partisë siç e quajti Rama, ne do ndjekim procesin me vëmendje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për konfiskimin e pasurive të familjes së deputetit të PD-së, Kasem Mahmutajt.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha thotë se nuk ka asnjë informacion tjetër përveçse asaj që është publikuar në media.

Berisha u shpreh se do e ndjekë këtë proces në vazhdim, teksa e konsideron Prokurorinë e Posaçme si SKAPI i partisë së kryeministrit Rama.

“Kam dëgjuar lajmin aq sa keni dëgjuar edhe ju. Nuk kam asnjë gjetje tjetër. Por e ndjekim me vëmendje zhvillimin. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Bëhet fiks menjëherë pas Kuvendit dhe në një ditë pushimi. Por, duke qenë e qartë se SKAPI është e parties siç e konsideron Rama, ne do ndjekim më vëmendje çdo zhvillim, natyrisht jemi për zbatimin e ligjit. Ne jemi për zbatimin objektiv dhe të paanë të ligjit” – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.