E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri
Lajme

Kush është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri

Personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Velipojë është Pjerin Brushtulli 48 vjeç, një person me precedent kriminal.

Brushtulli mësohet se ka qenë i dënuar me 15 vite burg për një vrasje dhe sapo kishte dale nga burgu.

48-vjeçari është arrestuar në vitin 2008 nga policia dhe akuzohej nga prokuroria për veprën penale “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Pjerin Brushtulli u dënua si autor i vrasjes me dashje të shtetasit Kolec Hila, nga fshati Berdice i Shkodrës, krim i kryer në vitin 2002.

Pjerin Brushtulli, i cili u plagos në rrethana ende të paqarta në Velipojë, rezulton një emër jo i panjohur për policinë dhe drejtësinë. Në vitin 2004 ai u shpall në kërkim së bashku të vëllanë e tij pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pikërisht më datë 16.03 të atij viti ngriti akuzën për vrasje në bashkëpunim, dhe ngjarja rrodhi për shkak të një historie intime mes nënës së Brushtullit dhe Kolec Hilës (viktima) në fillim të viteve ’90-të, pretenduan autoritet në atë kohë.

Gjykata e dënoi Brushtullin në mungesë me 15 vite burg, ndërsa ndaj vëllait çështja u pushua. Pjerin Brushtulli e çoi çështjen në dy hallkat e tjera të Gjyqësorit, përkatësisht në Apelin e Shkodrës dhe Gjykatën e Lartë, por që të dyja e konsideruan të drejtë vendimin e Shkallës së Parë dhe në përputhje me dispozitat ligjore dhe faktet ku ishte bazuar. Brushtulli pretendonte se në kohën e veasjes për të cilën akuzohej, ndodhej jashtë vendit, por kjo nuk i bindi togat e zeza.
 
Por kush është viktima e vitit 2002 dhe çfarë e lidhte Brushtullin me ngjarjen?!

Më datën 06.10.2002 në fshatin Berdicë të Rrethit Shkodër ekzekutohet me armë zjarri shtetasi Kolec Hila (Nushi), teksa po ecte në një rrugicë pranë banesës së tij. Fillimisht çështja penale nga Prokuroria e Shkodrës nisi në ngarkim të të plagosurit të sotëm Pjerin Brushtulli e Tonin Brushtulli (vëllezër), për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Akuza u tërhoq ndaj Tonin Brushtullit, ndërsa Gjykata e Shkallës së parë vendosi pushimin e çështjes për këtë të pandehur, ndërsa Pjerin Brushtullin e deklaroi fajtor dhe dënoi me 17 vite burg, 2 nga të cilat për armëmbajtje pa leje dhe 15 për vrasje, ndërsa për shkak të bashkimit të dënimeve u përfundimisht do duhej të vuante 15 vite burg.

Gjykata e ka lidhur motivin e vrasjes në atë kohë, me shpjegimet e dhëna nga një numër dëshmitarësh, siç ishte mes të tjerëve gruaja e viktimës, L. Hila, sipas të cilëve vrasja është kryer pasi vite më parë, viktima ka patur marrëdhënie dashurie me nënën e të gjykuarit. Këtë marrëdhënie në vitet 90-të e ka mësuar edhe babai i të gjykuarit, i cili për këtë shkak ka tentuar t’i vrasë të dy duke hedhur një bombë, veprim për të cilin ai është dënuar me burgim, ku edhe ka vdekur. Dosjet për këtë fakt janë zhdukur për shkak edhe të periudhës për të cilën flitet. Pjerin Brushtulli u arrestua në vitin 2008 për krimin ndaj të cilit u akuzua dhe nuk kishte shumë kohë që la qelinë.

Brushtulli ndodhej pranë një resorti kur u sulmua me armë, ndërsa janë të paqarta rrethanat, teksa blutë e Shkodrës do të dalin me një deklaratë të dytë për ngjarjen, me të cilën pritet të hidhet më tepër dritë, nëse ka qenë atentat apo konflikt i çastit.

Velipojë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afersi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi P. B. 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.