Valter Begaj, kukulla e Berberit merr MILIARDA nga paratë e popullit

Një numër të lartë tenderash publikë të dhënë nga Evis Berberi i ARRSH  me vlera të frikshme nga taksat e popullit i ishin dhënë oligarkëve më të fuqishëm të ndërtimit të rrugëve.

Thuajse të gjithë ishin me FLAMUR TË KUQ, indicie për hetim, pasi ishin dhënë në shkelje me rregullat e Prokurimit Publik, në Mungesë Konkurrence apo Skualifikim i të gjithë operatorëve përveç fituesit.

Drejtori Berberi, ose i njohur ndryshe me nofkën “Qethësi/Rruajtësi” i Autoritetit Rrugor Shqiptar njihet si një ndër personat më të afërt të ministres Balluku. Megjithëse prej kohësh duhet të ishte bërë subjekt i SPAK për hetim me abuzimin e fondeve publike dhe vjedhjeve galopante në këtë institucion, të tjera informacione të detajuara, aferat mbi lidhjet e tij me oligarkët që u jep tendera do të bëhen publike.

Për 7 ditë, Berberi u ka shpërndarë oligarkëve mbi 17 MILIARD Lekë, ku llokmën më të madhe e përfitoi Pëllumb Salillari, mbi 14 MLD Lekë për mirëmbajtjen e akseve kryesore të rajonit të Jugut.

Njëri prej personave që po ashtu ka përfituar para publike në shuma të mëdha është edhe kukulla e Evis Berberit Valter Begaj me kompaninëne tij NET-Grup në bashkëpunim me italian Giancarlo Cigarini me kompaninë “Swiss Consulting Engeneering”.

Begaj, të cili Berberi i jep tendera publikë (e mbush me paratë e popullit), është zotëruesi i kompanisë së Evis Berberit “DAAM shpk”.

Berberi ia ka kaluar në zotërim me letra Begajt kompaninë e tij DAAM shpk në momentin që u emërua Drejtor i Agjencisë për Eficencën e Energjisë. Në këtë moment, Berberi i jep Begajt licencën për Auditimin e Energjisë dhe një sërë tenderash publikë

3.3 MLD nga Thesari i Shtetit ka përfituar nga 2019 e deri më tani Begaj, përfshirë këtu edhe transaksione nga Agjencia e Eficensës së Energjisë.

Në momentin kur Berberi u bë drejtor i ARRSH, Valter Begaj vazhdoi të përfitojë para publike falë mikut të tij. Vetëm brenda një jave, Begaj me NET-Group ka marrë nga Evis Berberi mbi 800 MLN Lekë për dy tendera mirëmbajtjeje për një javë (22-30 qershor), njëri i shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence.

Evis Berberi i jep kukullës së tij të kamufluar në kompanitë private të tij tendera publikë dhe bëjnë pazare me paratë e popullit.

Por çështja nuk mbyllet këtu, Net-Group në zotërimin e Begajt ka përfituar ndër vite tendera publikë në shuma të majme të cilat SPAK i ka lehtësisht të verifikueshme me anë të një hulumtimi të thjeshtë, pasi duke qenë se sot është e diel dhe Arben Kraja është pushim, po e marrim ne stafetën për subjektet që duhen bërë subjekt hetimi për përfitim dhe vjedhje nga paratë e popullit!

Publikuar nga Publik Media