Tiranë, Gusht 2022/ Qytetari: Kemi një javë mbushim ujë me bidona
Jemi në Gusht të vitit 2022 dhe në Tiranë është akoma temë denoncimi mungesa e ujit të pijshëm…
Një nga premtimet elektorale të Rilindjes që ka mbledhur më shumë vota ndër vite, e do vazhdojë të mbledhë derisa votues në këtë vend të jenë militantë të partisë.
Çdo ditë në redaksinë e JOQ Albania mbërrijnë denoncime nga qytetarë të Tiranës të cilët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm.
Prej një jave, qytetarët e Tiranës banues në rrugën Hamdi Pepa, mbushin ujë me bidona.
Pavarësisht se tenderat e UKT për tuba gllabërojnë një pjesë të madhe të taksave të shqiptarëve, mandati i tretë i qeverisë e gjen Tiranën në këtë gjendje.
Denoncimi:
”Psh joq kemi nje problem te madh me uijn ka nje jav qe mbushim rrugve me bidona Rruga hamdi pepa ish konvikti buqesor Tirane me fal do te coj nje video coja UKT ta hapi pak uijn se te pastroj kte e ta mbyllin prap flm.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



