E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë dy rusët. Fotot në rrjete sociale nga udhëtimi si ‘turistë’ në Shqipëri
Publik News

Kush janë dy rusët. Fotot në rrjete sociale nga udhëtimi si ‘turistë’ në Shqipëri

Vajza që shihni në foto është 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua dje në lidhje me sulmin ndaj 2 ushtarëve shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh.

Kjo është foto e 33-vjeçares, e cila ishte bashkë me dy persona të tjerë, deklaroi se ishte blogere.

Mikhail Zorin, i cili shfaqet në rrjetet sociale me foto Shqipëria, madje edhe nga uzina të ndryshme. Ndërkohë, 25-vjeçari ukrainas shtetasi me iniciale F.A i cili u arrestua dje bashkë me dy shokët e tij ka vizituar edhe më parë vendin tonë, pasi ka postuar foto në rrjete sociale

Sendet personale të personave të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, ndërsa dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Ka dyshime të forta se këta 3 shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se 3 shtetasit e huaj ndodheshin prej 3 ditësh në Gramsh.

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘chevroletë’. Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus. Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.