E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani: IMT, një çetë politike me mision shtetëzimin e pronës private
Sot

Manjani: IMT, një çetë politike me mision shtetëzimin e pronës private

Ylli Manjani

Duhet të ndodhin ndërhyrje si kjo e sotmja për të kuptuar se IMT është një çetë politike, si motër me partizanët e ’45-ës, që ka për mision shtetëzimin e pronës private nëpërmjet shkatërrimit.

Do protestoja më fort sot, nëse do ishin kujtuar për ligjin dhe të drejtën e pronës private të banorëve të unazës, shkozës, 5 Majit, bregdetit dhe për pronën publike të trashëgimisë sonë Teatri Kombëtar.

Gjithandej kanë qenë çeta e rilindur partizane IMT dhe policët e dhunshëm të pushtetit, që kanë rrëmbyer PA LIGJ pronën private dhe kanë dhunuar për qëllime private pronën publike.

Sidoqoftë shëmbja për hakmarrje politike e pronës së pronarit të News 24 është e PAPRANUESHME.

Do jetë e tillë edhe sikur pronari ta dredhë prap me pushtetin…!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.