Dhërmi, arrestohet autori që goditi me thikë 31-vjeçarin
Mëngjesin e sotëm, shtetasi Serxhio Shatolli u paraqit në spitalin e Himarës për të marrë ndihmë mjekësore.
Shatolli 31 vjeç shkoi në spital i plagosur me thikë.
Pas marrjes në pyetje, policia ka identifikuar dhe ka kapur autorin e plagosjes së tij.
Mësohet se shtetasi që ka goditur me thikë Shatollin është një 46-vjeçar me iniciale Q. H..
Ky i fundit tashmë ndodhet në pranga, ndërsa akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Policia Himarë
Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Q. H., i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



